Izet Zeqiri zgjidhet Akademik

Akademikëve shqiptarë i është shtuar nga sot edhe emri i profesorit Izet Zeqiri. ALSAT mëson se profesori Zeqiri është përzgjedhur në kuadër të konkursit të fundit, për akademikë. Profesor Zeqiri, është i njohur jo vetëm për kontributin e tij në Shkencë, në lëmin e ekonomisë, por edhe për rolin e tij në politik, veçanërisht gjatë kohës së tij si deputet, duke gëzuar një mbështetje të gjerë në popullatë, veçanërisht atë shqiptare.

Në profilin e tij në Facebook, Zeqiri falënderonte për zgjedhjen e tij si akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, kolegët e tij shqiptarë Alajdin Abazin, Abdylmenaf Bexheti, Luan Starovës, por edhe këshillin mësimoro-shkencor të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë pranë universitetit të Evropës Juglindore, ku ai ligjëron.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button