fbpx

Mexhiti: Biseda e “bombës” ka të bëjë me shitjen e objektit të partisë

Biseda mes Ahmetit dhe kryetarit të Degës së BDI-së në Çair Bekir Asanit, nuk ka të bëjë me korrupsion, por me shitjen e një objekti, pronë e BDI-së, i cili nuk u shfrytëzua nga organet partiake, kështu sot kanë deklaruar zyrtaret e kësaj partie. Ata prezantuan dokumente që sipas tyre dëshmojnë pronësinë e BDI-së mbi objektin në Qendrën Tregtare Mavrovasja në Shkup. Ata përmendën edhe biznesmenin e interesuar, për të cilin flasin Ahmeti dhe Asani.

“Dokumentet që po ju prezantoj sot dëshmojnë që ky objekt është pronë e BDI-së e cila për fat të keq asnjëherë nuk u vu në shërbim nga organet partiake andaj dhe kemi vendosur që ta shesim në mënyrë që me mjetet e përfituara të sigurojmë zyre të vogla për degët e BDI-së. Afaristi i apostrofuar në përgjimet e paligjshme si blerës potencial është Fatmir Mulladauti. Prandaj, sot po argumentojmë që krimet e pretenduara dhe akuzat e djeshme ekzistojnë vetëm në paralajmërimet e përgjimeve dhe aspak në bisedat e dëgjuara”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Biznesmeni Fatmir Mulladauti i cili u paraqit bashkë me zyrtarët e BDI-së në konferencën e sotme konfirmoi se ka qenë në negociata për të blerë objektin e BDI-së.

“Kishte një ofertë publike këtu në Mavrovkë, e morra vesh që do të shitet një dyqan. Kontaktova me njerëzit, bëmë një bisedim, mirëpo çmimi ishte jo i volitshëm, dyqani ishte në gjendje jo të mirë, dhe vendosëm që mos e blejmë dhe u tërhoqëm. Megjithëse i kalonte edhe mundësitë tona financiare dhe vendosëm mos e blejmë”, tha Fatmir Mulladauti, biznesmen.

Në bisedën e publikuar nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ku dëgjohen duke biseduar kryetari i BDI-së Ahmeti dhe kryetari i degës së Çairit Beqir Asani dëgjohet si Ahmeti kërkon që një metër katror të shitet për 1000 euro.

20150617_113321 20150617_113344

Lista BDI mexhiti reagim

Tags

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button
Close