Martino: Messi nuk ka zëvendësim

Gerardo Martino e kupton se çfarë humbje e madhe mund të jetë mungesa e Lionel Messi, por thotë se Barcelona do ta tejkalojë atë.

Cesc Fabregas, Alexis Sanchez dhe Neymar konsiderohen si opsione për të zëvendësuar sulmuesin e lënduar, derisa katalanasit presin të përballen me Celtic në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Për secilin ekip në botë do të ishte vështirë të zëvendësohet Messi. Edhe për ne, edhe pse ne kemi një skuadër të shkëlqyeshme me lojtarë të jashtëzakonshëm”.

“Ne duhet të luajmë mirë, edhe nëse ai na mungon. Unë nuk jam i sigurt se ky është një test të luajmë pa të, sepse e kemi bërë këtë më herët”, ka thënë Martino.

Lajme të ngjashme

Back to top button