Vetëvendosje reagon për arrestimin e Haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e shqetësuar me arrestimin e sotëm të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia sllovene.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme që qytetarët e Republikës së Kosovës të ndalohen në bazë të akuzave të ngritura nga Serbia, për luftën tonë çlirimtare”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të angazhohen urgjentisht që rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Po ashtu ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Z. Haradinaj”, përfundon ky reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button