Turpi është i zi, e ka emrin DUI

Shpërthimi i fundit i” bombës” së 38 -të me radhë nga ana e opozitës maqedone  dëshmoi edhe njëherë , se gjurmët e krimit ekonomik dhe politik kanë përfshirë  DUI-in dhe udhëheqësit e saj ,në afera të rënda korruptive dhe kriminale.Në reagimin që bëri dje ,ajo përgënjeshtron të gjitha akuzat të bëra në pres konferencën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Akuza që mund t’i gjesh vetëm në paralajmërimet që ai vet ua bën përgjimeve e aspak në vet përgjimet. Për shembull.: veç fakti që biseda në mes Kryetarit të Partisë dhe kryetarit të degës së Çairit për shitjen e pronës së BDI-së në Shkup (për të cilën do prezantojmë dëshmi) prezantohet si krim dhe tregon për tendencën e kësaj pres konference”, thanë ata.  DUI-stët tashmë, nuk kanë më  asnjë fije turpi, as nuk skuqen  as nuk nxihen nga  “bombat”e Zaevit ,ata janë bërë  imunë nga  sëmundja e korrupcionit dhe ndaj  tradhëtisë së hapur para elektoratit shqiptar .

Në këtë rast ,shprehja e njohur si mjet mbrojtës për DUI-in, se  sulmi është mbrojtja më e mirë, nuk vlen.Deri tani , nga përgjimet ka rezultuar se ato që thuhen aty janë të gjitha të vërteta.Pjesëmarrja  e partnerëve të koalicionit   në afera kriminale si DUI dhe VMRO-dpmne , ka arritur deri në palcë. Kupa është mbushur ajo nuk mbanë më! Ata së bashku kanë kapur dhe kriminalizuar institucionet e shtetit. Kanë kalbur sistemin e drejtësisë dhe  atë arësimor, siç është UTSH-ja. Të kapur me  “presh në dorë”, integristët e Ali Ahmetit i bëjnë moral vetes  me  arësyetimin banal ,se” ata vazhdojnë të jenë “vajza të virgjëra”. Pas publikimit të fundit  me protagonistë  VMRO-dpmne -DUI, ku  përfundimisht, u vërtetua plandosja përtoke  e subjektit politik të quajtur DUI ,me  damkën  tradhëtisë .Ky ishte fundi i tregimit për këtë subjekt politik dhe një varianti i ri për roman i zhanrit policesk “shkëlqimi dhe rënia e shokut Ali”!  Një tjetër “çudi” shqiptare në radhën e çudirave që  dje u proklamua ,ishte deklarimi i Musa Xhaferit se ” unë jam ma shka se shkijet”!

Ky prononcim është shumë sinjifikativ se  zotëriu në fjalë tregon megalomaninë dhe mendjemadhësin përmes forcës së pushtetit.Ishte një mohim i përkatësisë etnike.  Ky është mentalitet i shumicës së DUI-stëve pushtetarë që përmes partisë janë katapultuar në ato funksione shtetërore si kapadahinj. Nga ana tjetër një parti tjetër shqiptare që ka heshtur pas gjithë atyre skandaleve të përgjimeve është DPA e vojvodës Taçi.

Ajo gjithashtu e përfshirë në këto skandale në krye Thaçin, ka deklaruar se do mbeten deri në vdekje me Mijallkovin. Të etur pas pushtetit dhe karrierës  partitë politike shqiptare  kanë harruar arësyen pse janë krijuar dhe qëllimin e misionit ë tyre. Ata papërjashtim kanë vënë në plan të parë interesat e ngushta partiake dhe grupore para interesit kombëtar. Dhe ja duket qartazi për 25 vjet pluralizëm dhe demonkraturë maqedone ata  të gjithë energjinë dhe kapacitetin e tyre e përdorën pas pushtetit dhe karrierës politike. Kemi parë drama në kurriz të shqiptarëve këtë një çerek shekulli shkërdhatokraci maqedone dhe  subjektet politike shqiptarët në koalcion apo opozitë nuk e prishën “pobramtimllëkun”për të gjitha ato fushata antishqiptare të ndërmarra nga qeveritë maqedone e koalicionit.Si reagime për të gjitha padrejtësitë kundër shqiptarëve këta parti politike, që shqiptare u thënçin, bënin thirrje për qetësi dhe ruajtje të rendit  në vend pasi sipas tyre ç’do vendim do merrej në kohën e duhur.

Kështu, për një çerek shekulli shekulli demonkratura maqedone përdhosi kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptare . Shqiptarët  në koalicionin qeveritar në krye me Ali Ahmetin nuk kanë autoritetin e një  parti   vendimmarrëse as për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e  shqiptarëve. Thjeshtë,shqiptarët në qeveri si përgjegjësi  dhe kompetenca mbajnë  “çelësat e kashtës”. Shpresat  për të ecur përpara nuk janë shuar , asgjë nuk mund t’i ndal shqiptarët për të zgjedhur  njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Dyshja famëkeqe Ahmeti -Thaçi janë një ëndërr e trishtë ,ata nuk  përfaqsojnë më  kauzën shqiptare, përkundrazi ata janë turpi i shoqërisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button