Shpërthen Rita Ora për thashethemet në “X Factor UK”

Gumëzhijnë thashethemet përRita Orën dhe për pjesëmarrjen që u konfirmua dje për mediat rozë në “X Factor UK”. Shumë zëra qarkullojnë se ka qënë shuma e majme që i është ofruar asaj për të pranuar menjëherë ftesën, por miqtë e saj kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Këngëtares i kanë ofruar 1.5 milionë paund për t’u bërë pjesë e spektaklit “X Factor UK”, por ylli i pop–it mohon që kjo të jetë arsyeja se përse pranoi të jetë pjesë e këtij spektakli.

Miq të afërt të këngëtares i thanë gazetës “Mirror” se Rita është mërzitur nga këto zëra. “Nëse do të bëhej fjalë vetëm për para, Rita nuk do të kishte pranuar të ishte pjesë e “X Factor”, por do të udhëtonte nëpër botë për të bërë miliona me performancat e saj muzikore”, ka thënë burimi për “Mirror”.

Lajme të ngjashme

Back to top button