Ada nuk u përgjigj

Ada hapi sytë, shtrëngoi grushtët, ngriti krahët që të godiste murin. Në vend që ta bënte pra lëshoi një psherëtim të thellë dhe pasi mblodhi të gjitha forcat e saj arriti tek telefoni.E dinte pasi e kishte lexuar në fotoromanet që fati i keq aq sa i egër ishte në goditje po aq ishte i shurdhët në protesta dhe lutje.
Sapo dëgjoi zërin e tij nga ana tjeter e receptorit të mbytur nga tiketaket e daktilografistëve arriti vetëm të thoshte:
” Mik, besoj se do të na duhet të blejmë një qen”.

Para kësaj kërkese të papritur, fitoi, kaloi dorezën e telefonit nga njëra dorë në tjetrën. I ra ndër mend një zë i dëgjuar, meqë ra fjala për çudirat të papeshuara të leonkave, por s’ishte e nevojshme fare t’i shpotisje dhe kundërshtoje, për të mos përkeqësuar situatën me zë të lehtë dhe të qetë pyeti:

“Gjuetie apo roje?” Vetëm në atë pikë Ada s’e përmbajti më veten dhe duke shpërthyer në të qara me dënesë të zhurmshme tha:
” Oh, Mik, për të verbër…!”

Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Back to top button