Spartak Braho ikën nga grupi PS, LSI me 17 deputetë

Deputeti Spartak Braho, i zgjedhur si ligjvënës nga listat e PS për qarkun e Tiranës është regjistruar në Kuvend në listën e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila tashmë ka 17 deputetë.

Ndërsa vetë kreu i LSI, aktualisht kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur në lidhje me pjesmarrjen e deputetit Braho në mbledhjet e grupit parlamentar të PS me nota pozitive, shkruan gazeta shqiptarja.com në në numrin e saj të sotëm.

“Spartak Braho merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, si deputet i listës së kësaj partie, ndërsa mbledhjet e kryesisë do t’i bëjë te LSI, si anëtar kryesie i kësaj partie. Kjo tregon se jemi mazhorancë e bashkuar dhe në veprim” është shprehur Meta.

Deputeti Braho, që ka dalë nga listat e PS për qarkun e Tiranës, njëherësh anëtar i kryesisë së LSI ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku është bërë dhe konstituimi i kryesisë së grupit të PS, ku ka marrë pjesë dhe në votim, duke votuar si kryetar grupi të PS Gramoz Ruçin. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/spartak-braho-iken-nga-grupi-ps-lsi-me-17-deputete/126929/

Lajme të ngjashme

Back to top button