Berisha e filloi me Bursasporin

Mbrojtësi shkupjan, Sedar Berisha, që nga sot edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i skuadrës turke Bursaspor, i cili pasi ka kaluar me sukses testimet mjekësore, është prezantuar si përforcim i madh i këtij ekipi që garon në superligën turke.

Mediat turke kanë njoftuar se Berisha ka filluar përgatitjet për të luajtur kundër Portos. Edhe vet shkupjani i cili karrierën futbollistike e kishte filluar në ekipin e FC Shkupi, përmes profilit të tij në “Facebook” ka njoftuar se tani më i kaloi të gjitha testimet dhe ndjehet i lumtur.

Sedat Berisha gjatë nënshkrimit

“Elhamdulilah Zotit kalova me sukses testet mjekësore dhe zyrtarisht firmosa kontratë tre vjeçare me Bursasporin e Turqisë. Shpresoj që ky të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe do të jap maksimumin për të ecur përpara. Dua me këtë rast të falënderoj gjithë ata që më kanë përkrahur dhe kanë qëndruar pranë meje në periudhën e kaluar. Falënderimet më të përzemërta për KF Shkëndija, drejtuesit e saj dhe tifozët e mrekullueshëm ‘Ballistët’ që më kanë përkrahur gjithmonë. Aty lë një pjesë të zemrës time pasi kalova kohën më të bukur në karrierë, duke fituar titullin e kampionit, Super Kupën dhe duke luajtur në Evropë. Shkëndijës i uroj shumë suksese dhe tituj, pasi me ata drejtues dhe atë tifozëri padyshim se e meritojnë. Dua të falënderoj edhe klubet paraprake ku kam luajtur Metalurgun, Milanon e Kumanovës dhe klubin ku u rrita Shkupin. Respekt për çdo bashkëlojtarë, trajner, personel mjekësor dhe teknik me të cilët kam bashkëpunuar. Falënderim për gjithë gazetarët që më kanë mbështetur dhe më kanë ndjekur në udhëtimin tim profesional. Respekt për secilin që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e jetës time. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe paçi shëndet e suksese në jetë”, ka shtuar Sedat Berisha. / Portalb /Berisha gjatë testimit mjekësorë

Lajme të ngjashme

Back to top button