Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha do të agjërojnë Ramazanin

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha dhe këngëtari i ri në skenën muzikore Lindon Berisha do të agjërojnë muajin e bekuar të Ramazanit.

Këtë gjë ata e kanë konfirmuar dje në intervistën e parë për emisionin “Pak më ndryshe” në Radio Shkupi, pas prezantimit te videoklipit ‘Kalle’ në RTV21.

“Kemi disa xhirime këto ditë për disa mediume në Shqipëri, do të jemi të angazhuar shumë por do ia arrijmë të agjërojmë”, tha Adrian Gaxha në emisionin “Pak më ndryshe”, transmeton Portalb.

Përpos Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, edhe këngëtari tjetër nga Maqedonia Shpat Kasapi njihet si besimtarë i devtoshëm dhe do të agjëroj muajin e Ramazanit./ Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button