Për varrimin e emigrantëve të vdekur shteti paguan nga 40 mijë euro

Për varrimin  e emigrantëve të vdekur shteti deri më tani ka paguar rreth 16 mijë euro.

Nga BFI thotë se një varrim me truall dhe ceremoni kushton rreth 40 mijë denarë. Kjo do të thotë se për 27 emigrant, shteti ka paguar 1.080.000 denarë apo 16 mijë euro.

Muajt e fundit në Maqedoni në fatkeqësi individuale, në përgjithësi në trafik jetën kanë humbur gjithsej 28 emigrantë nga Nigeria, Siria, Somalia dhe Afganistani.

Deri më tani prindërit kanë kërkuar vetëm një trup prej gjithsej të vdekurve ndërsa 27 emigrantët tjerë janë varrosur. Ata varrosen në troje të veçantë në varrezat e myslimanëve me ceremoni fetare islame.

Shpenzimet i mbulon ose shteti ose komuna ku janë varrosur emigrantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button