Irak, martesë masive e luftëtarëve

Një martesë masive u mbajt për luftëtarët shija, të cilët luftojnë kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS). Ministria irakiane e sportit dhe të rinjve organizoi festë për 250 çifte në kryeqytet, Bagdad, transmeton BBC. Pas një minute heshtje për të kujtuar të vrarët gjatë luftimit kundër IS, një flamur u duk në vendin e ngjarjes duke shfaqur një luftëtar që vraponte drejt nuses së tij, i shoqëruar me moton “Drejtë lumturisë”.
irak-1

Të porsamartuarve do t’iu shpërndahet dhurata. Sipas ministrit zyrtar, Akram Na’im, “Për secilin çift do të dhurohet një televizor, mobilie për dhomë gjumi dhe frigorifer.” Kjo, sipas ministrit, është sponsorizuar nga kompani të shumta lokale dhe të huaja, përfshirë këtu edhe linjën ajrore shtetërore të Irakut.

Dhëndurët janë anëtarë të Njësisë Popullore të Mobilizuar, një grup i luftëtarëve shia që po lufton pranë forcave të sigurisë së Irakut. Dhëndurët ishin zbukuruar me uniformat e tyre, të cilat i mbajnë me krenari. Një dhëndër e përshkroi si “të bukur”, martesën në atë gjendje të lodhur si është, sepse kjo e thekson përkushtimin ndaj luftës kundër IS-it.

irak-2

Këta luftëtarë kanë luajtur një rol kyç në operacionet e sigurisë kundër Shtetit Islamik radikal, veçanërisht në betejën për rimarrjen e Tikrit-it në mars. Por ata gjithashtu u akuzuan për abuzim të të drejtave të njeriut, të cilën akuzë ata e mohojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button