Greqia harton ligj të ri kundër racizmit

Qeveria e Greqisë ka thënë të hënën se së shpejti do të paraqesë një projektligj që do të luftojë gjuhën urrejtëse dhe raciste në vend, pjesë e masave energjike kundër partisë ekstremiste djathtiste Agimi i Artë, pas vrasjes së një muzikanti të zëshëm antifashist, ka shkruar “Reuters”.

“Projektligji do t’i dërgohet parlamentit brenda pak ditëve. Ai ka vlerë simbolike dhe morale”, ka njoftuar zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos, duke shtuar se ai do ta afrojë legjislacionin grek me standardet evropiane. Koalicioni qeverisës i Greqisë kishte diskutuar gjatë nëse vendit i duhej një ligj i ri kundër racizmit për të luftuar gjuhën raciste dhe provokuese të Agimit të Artë.

Por, vrasja e reperit Pavlos Fissas më 17 shtator nga një mbështetës i Agimit të Artë ka nxitur një reagim shtetëror ndaj partisë së tretë më të votuar në vend, retorika e zjarrtë e së cilës kundër imigrantëve ka joshur jo pak mbështetës në mes të një krize shumë të rëndë ekonomike në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button