fbpx

Ahmeti takoi ambasadorin amerikan Bejli

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup,  Xhes Bejli.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli diskutuan për krizën politike në Maqedoni pas bisedimeve në Bruksel.
Kryetari Ahmeti theksoi që marrëveshja e 2 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë nënshkruesit dhe duhet të bëhen përpjekje që ta zbatojmë në përpkishmëri.
Marrëveshja parasheh forcim të institucioneve dhe rritje të kredibilitetit dhe integritetit të sistemit që është parakusht por edhe standard evropian.
Liderët partiak duhet që të tejkalojnë vetën dhe partinë të cilën e përfaqësojnë dhe të fillojnë të mendojnë për vendin, qytetarët dhe ardhmërinë.
Në lidhje me publikimin e përgjimeve, Kryetari Ahmeti mbetet në qëndrimet e njejta, por bisedat nuk guxojnë të nxirrën qëllimisht nga konteksti dhe t’ju përshkruhen atribute joekzistuese sepse në këtë mënyrë ndryshon esenca dhe kuptimi i bisedës.
Pikërisht ky interpretim sjell dyshime mbi kredibilitetin e procesit që mund të shfrytëzohet për qëllime politike.
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close