Aksident në Kumanovë, katër të plagosur

Katër veta janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën e vjetër Kumanovë – Shkup.

Aksidenti ku u përplasën katër makina ndodhi në afërsi të kazermës ushtarake “Boro Menkov”. Nga ky aksident katër veta mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Në këtë zonë për disa orë është bllokuar rruga nga ana e policisë e cila ka kryer ekspertizën. Aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e disa makinave dhe tentimet për të tejkaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button