Nuk do ta refuzonte edhe një martesë

Eva Longoria nuk e hedh poshtë mundësinë për t’u martuar përsëri, edhe pse ka dy martesa të dështuara pas vetes.

Aktroja hollivudiane, e cila ka qenë e martuar me aktorin amerikan, Tyler Christopher dhe pastaj me basketbollistin francez, Tony Parker, thotë se asnjëherë nuk e ka mohuar opsionin e një martese të tretë, transmeton Indeksonline.

“Nuk kam thënë se nuk do të martohem kurrë. Tash për tash nuk ka asgjë në këtë drejtim, prandaj nuk po mendoj në atë aspekt”, ka sqaruar Eva për People.

Lajme të ngjashme

Back to top button