fbpx

Nesër pa energji disa pjesë nga më shumë komuna të Shkupit

­ Pa furnizim me energji elektrike nesër, në periudha të ndryshme të ditës do të jenë më shumë komuna të Shkupit.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza sipas informatave të marra nga EVN Maqedoni SHA njoftoi se në periudhën nga ora 8:00 deir në orën 11:00, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të rr.”Cvetan Dimov” të locuar tek SHF “Tefejuz” (komuna Çair), ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 11:30, shfrytëzuesit nga rrugët 513, 517, 518, 529 dhe 532 në fshatin Marino (komuna Ilinden), nga ora 08:30 deri në orën 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubeten (komuna Butel), nga ora 09:00 deri në orën 11:00, një pjesë e shfrytëzuesve të rr.”Vostaniçka” (komuna Kisella Vodë) dhe në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rr.”Teodosij Sinaitski” (komuna Karposh).

Pa furnizim me energji elektrike në periudhën nga ora 10:20 deri në orën 15:30, do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Svillare e Poshtme drejt xhamisë (komuna Saraj), nga ora 12:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit nga rrugët “Serska” dhe “çedomir Kantarxhiev” (komuna Kisella Vodë) dhe në periudhën nga ora 12:30 deir në orën 15:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rr.”Kozle” (komuna Karposh).

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close