Neser fillon Muaji i Ramazanit, sonte syfyri i parë

­ Nesër është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë. Ramazani është muaji në të cilin Allahu i Gjithmëshirshëm e filloi zbritjen e Kuranit­ udhëzuesit për mirëqenie të gjithmbarshme njerëzore.

Besimtarët musliman në 29 ditët e ardhshëm duke filluar nga sot deri më 04 korrik do të ngrihen në syfyr. Në ditën e parë besimtarët e Shkupit do të mund të hanë dhe pinë deri në ora 02.45 minuta prej kur fillon agjërimi i tyre, ndërsa iftari i cili shënon përfundimin e agjërimit të ditës, fillon në ora 20.13 minuta.

Ky muaj i bekuar, karakterizohet mbi të gjitha me obligimin e besimtarëve për ta agjëruar­ ibadet që është ndër shtyllat themelore të besimit islam. Agjërimi reflekton më së miri besimin, devotshmërinë dhe përkushtimin e besimtarit ndaj Krijuesit të Gjithmëshirshëm.

Ngase agjërimi është adhurim që ka të bëjë me shpirtin, bindjen, dhe fisnikërimin e njeriut ku qëllimi parësorë i agjërimit është ngritja shpirtërore e besimtarit Muaji i Ramazanit është rast ideal dhe për besimtarin që duke agjëruar ditët e këtij muaji dhe, duke i kryer edhe ibadetet e tjera, të fitojë kënaqësinë e Allahut.

Në këtë muaj është edhe Nata e Madhe e Kadrit, vlera e së cilës është tepër e madhe, madje siç thotë Kurani, më e madhe se një mijë muaj tjerë. Agjërimi është ngritje shpirtërore e besimtarit dhe arritja e një shkalle të dëshirueshme të devotshmërisë. Duke e kryer këtë ibadet, duhet pas parasysh se dimensionet e tij janë shumë të gjëra në kuptimin se ai nuk e synon vetëm lënien e ngrënies dhe të pirjes, por, gjithsesi, edhe të gjitha atyre elementeve negative, të ndaluara nga Allahu e të dëmshme për individin dhe shoqërinë.

Veçori tjetër e agjërimit, është edhe vet natyra që ofron agjërimi i Ramazanit, sepse ai reflekton butësi shpirtërore, respekt, mëshirë dhe bamirësi.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 29 ose 30 ditë. Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Selamajlekum ju lutem a mund te me tregoni per zvicer nsa ora esht me lon
    Syfyrin edhe ne sa osht iftari .

Back to top button