Partia e Drejtësisë uron besimtarët me rastin e fillimit të muajit Ramazan

Partia e Drejtësisë, uron të gjithë myslimanët e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti thekson se Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji.

“Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilën kultivohen vlera njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të gjithë varfanjakët nevojtarë ku numri i tyre është shumë i madh”, thuhet në urimin e PD-së.

“I lehtë qoftë ky muaj për ju, besimtarë të devotshëm! Zoti Fuqiplotë ju ndihmoftë në këtë ritual fetar përgjatë këtij muaji të bekuar, duke ju dhënë shëndet dhe forcë gjatë kësaj sakrifice!”, është urimi i PD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button