Brook në lidhje me ragbistin Haskell

Duket se janë sportistët që dinë ta bëjnë të lumtur. Prandaj modelja britanike Kelly Brook, raportohet se është futur në lidhje edhe më një ragbist.

Ylli i filmit “Piranha 3D” e cila është e njohur për lidhjet e saj me sportist të ndryshëm, këto ditë është parë duke u argëtuar me James Haskell.

“Kelly dhe James janë takuar disa herë gjatë javës së kaluar. Ata duket se nuk janë të interesuar ta bëjnë publike lidhjen, pasi vazhdimisht takohen tinëzisht”, ka deklaruar një burim për të përditshmen “Daily Mirror”.

Lajme të ngjashme

Back to top button