Miranda është pranë Interit

Skuadra italiane, Inter është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të mbrojtësit brazilian të Atletico Madridit, Joao Miranda.

Roberto Mancini ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të fortë dhe më përvojë, ndërsa tashmë është shumë pranë Mirandas.

Di Marzio shkruan se marrëveshja shumë shpejt do të zyrtarizohet, ndërsa Interi do të paguaj 15 milionë euro për Mirandan, i cili momentalisht gjendet në Kupën e Amerikës me Brazilin.

Madje thuhet se Interi nuk ka fare nevojë të shkoj në Spanjë për bisedime dhe se mjafton vetëm një email i skuadrës italiane për të përfunduar marrëveshjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button