fbpx

Besimi në Bruksel në takime me përfaqësuesit e Komisionit Evropian

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Bruksel, ku do të realizojë shumë takime bilaterale me përfaqësues të Komisionit Evropian.

Në takimet pritet të bisedohet për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe për situatën aktuale në shtet. Gjatë vizitës, është paraparë që kryeministri Besimi të realizojë takime të ndara me komisarin për politikës fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han, drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian Kristian Daniellson dhe me drejtorin për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Zhan Erik Pake.

Zëvendëskryeministri Besimi do të takohet edhe me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close