VMRO shkon në zgjedhje të reja edhe pa shpërbërje të Kuvendit?

Skenari i liderit të opozitës Zoran Zaev për dalje nga kriza politike nuk përputhet me analizat dhe kalkulimet e partisë në pushtet. Edhe përkundër afatit të shkurtër që e dha Zaevi për një marrëveshje të mundshme për dalje nga kriza, ai është i bindur se me apo pa marrëveshje, sidoqoftë, nuk do të ketë zgjedhje të shpejta.  Por nuk thonë kështu matematikat e VMRO-së dhe BDI-së, sipas të cilave, të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke i përfshi edhe zgjedhjet e shpejta.

Jozyrtarisht, sic mëson Dnevnik, vështirë se do të ndihmojnë edhe presionet dhe kërcënimet e Zaevit ndaj BDI-së nëpërmjet audio-inçizimeve.  Nga partia e Ahmetit janë të vendosur, bombat nuk do ti detyrojnë që të dalin nga kjo qeveri.

Zaev në emisionin në Alsat M, tha se do ti bëjë presion BDI-së që ta lëshojë Qeverinë dhe Parlamentin, dhe më pas nuk do të ketë kush të votojë shpërbërjen e Parlamentit.

Po është e paqartë kjo matematikë, pasi Gruevski, nëse nuk arin të sigurojë 62 vota për të votuar shpërbërjen e Parlamentit, atëherë këtë mund ta bëjë nëpërmjet PDSH-së. Por ka mundësi që të gjithë deputetët e VMRO-së të japin dorëheqje dhe së bashku me dorëheqjet edhe të deputeteve të LSDM-së të dorëzuara kohë më parë në Kuvend, atëherë vendi automatikisht mund të futet në zgjedhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button