Ndërron jetë kikboksieri i ri kosovar, Ilir Beqiri

Kikboksieri kosovar, Ilir Beqiri ka ndërruar jetë. Lajmi është publikuar përmes një postimi në faqen zyrtare të boksierit të famshëm Nuri Seferi.
Postimi i plotë i Seferit-
“Para disa çastësh morra lajmin shum të hidhur që nga jeta është ndar Ilir Beqiri një djalosh mjaft i talentuar në Kick Box.
Deshiroj nga zemra ti shpreh ngushllime gjith familjes Beqiri dhe vellaut Shemsi Beqirit.”
Por cilat ishin arsyet e vdekjes së boksierit të ri dhe të talentuar
Kikboksieri nga Kosova, Ilir Beqiri ndërroi jetë pasi nuk arriti ta mposhte luftën me kancerin.
Pak vite më parë ai u diagnostifikua me sëmundjen vdekjeprurëse, të cilës nuk arriti t’i bëj ballë, duke ndërruar jetë, ndërsa vitin e kaluar ai foli për sëmundjen e tij në një intervistë për mediat zvicerane.
Iliri tregoi se si kishte provuar t’ia mbante të fshehtë familjes lajmin për diagnostifikim me kancer.