Filloi karvani humanitar i Ramazanit

Të martën Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, e filloi karvanin humanitar nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Siç është bërë traditë në këto vite të fundit, që kur është themeluar kjo Organizatë Humanitare, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, fillon karvani i ndihmave të dedikuara për besimtarët në nevojë, nëpër të gjitha qytetet e vendit.

Gjegjësisht, ky karvan filloi një ditë më herët, kur u ndërmor aksioni për të zbutur golgotën Siriane, të refugjatëve.

Kryetari Mustafa Dauti I shoqëruar nga Drejtori për Kulturë pranë BFI Muaz, ef. Agushi, së bashku me stafin e muftinive përkatëse, sot ndërmorën aksion për shpërndarjen e kutive humanitare duke filluar nga qyteti i Resnjës, e më pas në qytetin e Prilepit, Kavadarit dhe përfunduan në qytetin e Velesit.

Brenda një dite u bë shpërndarja e 1200 pakove për 1200 familje, me përbërje të gjitha materialeve themelore të nevojshme për çdo amvisëri.

Me përfundimin e këtij aksioni, kreu i kësaj organizate premtoi se ky karvan do të vazhdojë edhe nëpër qytete tjera të vendit dhe do të tentohet që ndihmat e kësaj organizate sa më shpejtë të arrijnë në tryezat e nevojtarëve, kudo qofshin ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button