Mot me vranësira, pasdite shi dhe bubullima

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në formë të motit të keq.

Reshje të kohëpaskohëshme do të ketë edhe gjatë natës në pjesët jugore nga vendi. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 31 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me vranësira të rritura dhe jostabilietit me paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare e kohëpaskohshme e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë deri rreth 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura ditore do të ulet për rreth 7 deri 10 gradë në krahasim me temperaturat e sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button