Shaqiri gati në historinë e Zvicrës

Xherdan Shaqiri është rrugës së mirë për t’u bërë futbollisti më me së shumti paraqitje në histori të Përfaqësueses së Zvicrës.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka para tij ish sulmuesin e njohur zviceran, Alex Frei, që pa dyshim për momentin, është më i miri i historisë në futbollin zviceran.
Frei në karrierën e tij në Përfaqësuesen e Zvicrës, ka regjistruar 86 ndeshje, dhe ka shënuar 42 gola.
Në anën tjetër, Shaqiri që në tetor mbush 24 vite, ka regjistruar 46 paraqitje për Zvicrën, prej debutimit të parë në moshën 19 vjeçare, në mars të vitit 2010.
Shaqiri në këto 46 paraqitje, ka shënuar 17 gola, ndërsa të fundit e shënoi në fitoren e Zvicrës prej 1:2 në Lithuani, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button