Zaev takohet me ambasadorin e Austrisë, Tomas Mihail Bajer

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga Sanja Lukarevska, anëtare e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, sot u takua me ambasadorin austriak, Tomas Mihail Bajer.

Siç njoftojnë nga LSDM, në takim është biseduar për hapjen e negociatave mes pushtetit dhe opozitës dhe për mënyrat e zgjidhjes së krizës politike.

Zaev ka theksuar se normalizimi dhe demokratizimi i shtetit dhe institucioneve është i mundshëm vetëm përmes organizimit të qeverisë e cila do të ketë detyra ta përgatit vendi për organizimin e zgjedhjeve demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button