PPD-ja përgëzon Zaevin që publikoi ‘bombat’ për BDI-në

Partia për Prosperitet Demokratik përgëzon liderin e opozitës maqedonase për sipas tyre, rimarrjen e guximit që të publikojë përgjimet për tradhëtinë politike dhe krimet e mundëshme ekonomike që mund ti ketë bërë lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe klyshët e tij partiakë.

“PPD e inkurajon zotëri Zaevin të shkojë edhe më thellë në publikimin e krimit të organIzuar të funksionarëve të BDI-së sepse gjykuar sipas të dhënave që lansohen në opinion përqindja e krimit të mundëshëm publikuar deri më tani nuk e kap as 1% e asaj që ata mund ta kenë bërë. Publikimi i këtyre përgjimeve është i rëndësisë jetike për shqiptarët e Maqedonisë sepse ato e deshmojnë në një farë mënyre atë që PPD gjithnjë e ka thënë se “patriotat” e Alisë e nisën luftën në vitin 2001 për tu bërë pjesë e qeverisë dhe tenderave dhe tash nuk e lëshojnë ate se janë pjesë e tradhëtisë dhe vetëm me bulldozerë mund të nxirren nga ajo.

Bombat e sodit dëshmojnë se BDI dhe funksionarët e saj mund të jenë kapur për bishti dhe ky është shkaku kryesor që ata janë peng i këtyre veprimeve antikombëtare në Qeverinë Gruevski andaj PPD e kuptonte shqetsimin e ditëve të fundit të Alisë në lidhje me ripublikimin e përgjimeve dhe përcaktimin e tij dhe të partisë së tij që të vehet në funksion të avokatit të Nikollës.

Sa për keqpërdorimet në Zonën ekonomike të Tetovës PPD disponon me të dhëna edhe më të mëdha se këto të publikuara por ato do të jenë lëndë e një Gjykate tjeterfare siç është kjo e partizuara, dhe hajdutët do të përgjigjen përpara drejtësisë.”thuhet në kumtesën e PPD.

Lajme të ngjashme

Back to top button