fbpx

Shqipëria, hetim ndërkombëtar për Kumanovën, ende s’ka asnjë kërkesë zyrtare në Maqedoni

Shqipëria sërish tregon interes për hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë. Porosia vjen nga ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Pas takimit me liderin e BDI-së, Ahmeti, përfaqësuesi i Tiranës zyrtare, mes tjerash shkroi se nevojitet hetim i plotë dhe transparent, transmeton Alsat-M.

‘Gjatë qëndrimit në Ohër, zhvillova një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutuam mbi zhvillimet politike më të fundit në Maqedoni, në vijim të bisedimeve që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE–së, mbi hapat që po ndërmerren për zgjidhjen e krizës politike, nevojën e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe rëndësinë e zhvillimeve në Kumanovë, duke u ndalur tek nevoja për të pasur një hetim transparent e të plotë’, tha Ditmir Bushati, ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë.

Alsat M sot pyeti në MPJ-në e Maqedonisë, nëse deri tani ka arritur ndonjë kërkesë zyrtare për hetim ndërkombëtar ose ndonjë ofertë për përfshirjen e ekspertëve të huaj për ngjarjet në Kumanovë. Në Qeveri gjithashtu parashtruam edhe një pyetje plotësuese, nëse mendohet për ndonjë hap të tillë edhe pa arritur kërkesë ose ofertë formale. Nga të dyja Institucionet deri në këtë moment nuk kemi përgjigje.

Hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë deri tani kërkuan shumë faktorë dhe personalitete. Javën e kaluar këtë e bëri presidenti slloven Borut Pahor, si një nga hapat drejt stabilizimit të rajonit dhe Maqedonisë. Më parë thirrje të tilla kishin edhe eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme. Në fillim të muajit nga Qeveria për Alsat M u përgjigjën se në adresë të tyre nuk ka arritur zyrtarisht iniciativë e tillë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close