Sëmundja “moderne” që vret

Stresi i punës ndikon negativisht në përditshmërinë e secilit njeri, po ashtu stresi i përditshmërisë ndikon negativisht në rezultatet e punës. Studiuesit britanik kanë nxjerr përfundime të reja se si duhet ta luftojmë stresin që të mos ndikojë në marrëdhëniet shoqërore dhe ato personale.

Për të arritur një ekuilibër stabil duhet të merren masa qysh në fillim, të krijoni një agjendë, të ndani kohë për familjen, miqtë e mbi të gjitha për veten tuaj. Një njeri i suksesshëm nuk mund të jetë një person që nuk ka kohë të i përkushtohet vetes.

Suksesi arrihet edhe duke qenë në paqe me veten, duke i krijuar vetes mundësi për të qenë komfort me rrethanat që janë. Stresi mund të luftohet në shumë mënyra, si me aktivitete fizike, sportive, të ngrënit shëndetshëm dhe muzikë.

Psikologët kanë vlerësuar se metodat më të mira që luftojnë stresin janë edhe dushi i gjatë dhe gjumi i kënaqshëm i natës. Stresi është një nga fenomenet që kohëve të fundit haset shumë shpesh dhe njëra prej simptomeve kryesore që ndikon në stres është lodhja.

Jetoni të shëndetshëm, niseni ditëm me një çaj të gjelbër, një dush të ngrohtë, në rrethin e personave që ju dëshironi, e mbi të gjitha zgjedhni punën që e shihni si pasion.

Stresi dëmton sistemin imunitar dhe është njëri prej shkaktarëve kryesore të mijëra sëmundjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button