Rita Ora hap zemrën: Ja pse u ndava nga Calvin Harris

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, pas shumë spekulimeve për arsyen e vërtetë të ndarjes me Calvin Harris, ka folur pse u nda nga DJ i famshëm. 24-vjeçarja, tashmë e ndarë prej një viti, ka treguar për lidhjen e saj me DJ e njohur për numrin e fundit të revistës “Marie Claire”: “Kishte një arsye pse u ndava me të. Ekziston një arsye pse jam këtu. Sot ndihem më e lirë në muzikë dhe nuk duhet t’i jap shpjegime askujt”,- ka thënë Rita dukes shtuar se, pavarësisht të gjithave, beson se ka mbështetjen e tij në çdo hap që ndërmerr: “Mendoj se e kam mbështetjen e tij, sepse ai nuk do të më orientonte kurrë gabimisht. Por, kur u prezantua “I Will Never Let You Down”, gjithçka nisi të bëhej shumë e çuditshme. Nuk e di nëse kjo ndodhi për shkak se biznesi u fut në punët personale”,- ka thënë ajo.

Kjo nuk ishte hera e parë e rrëfimit të këngëtares shqiptare për arsyen e vërtetë të ndarjes, por duket se Rita, disa gjëra i kishte lënë pa i bërë publike.

Në kopertinën e “Cosmopolitan”, në dhjetor, këngëtarja e “Poison” tha se ndihej shumë më mirë tani: “Ishte djali i duhur në kohën e gabuar”-  ka thënë ajo për Harris, ndërsa ka shpjeguar se gjatë kohës që ishte duke u përgatitur për një tur, shumë gjëra tek ai kishin filluar të ndryshonin: “Ka shumë për të bërë, ndërsa nuk e shihni njëri-tjetrin. Në të vërtetë, unë i admiroj çiftet që kanë një marrëdhënie të shëndoshë në distancë. Është një mundim i madh që unë nuk munda ta bëj.”

Megjithatë, përtej fjalëve që thuhen për ish të dashurin, ylli i famshëm tregoi se ndihet e frikësuar të jetë vetëm: “Kam frikë të jem vetëm… Nuk e kam të vështirë ta pranoj. Nuk më vjen turp. Ndonjëherë dashuria të bën të çmendur. Kjo ndjenjë që kemi si vajza, vetëm për pesë sekonda të paktën, të bën të çmendur”,- ka Rita Ora.

Së shpejti, ylli i muzikës pop ka një projekt tjetër në kinematografi me filmin “Southpaw”, i cili do të prezantohet më 24 korrik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button