Kandidohet Jeb Bush: “Amerika meriton më shumë”

Jeb Bush, vëllai i ish-presidentit George W. Bush zyrtarizoi kandidaturën e tij për president të SHBA-së. Ai duke premtuar prosperitet ekonomik tha “Amerika meriton më shumë”.

Kandidati ambicioz premton 4% rritje të ekonomisë dhe 19 milion punësime të reja. Ai gjithashtu premton thjeshtësim të taksave, ulje të borxhit publik, miratim të një programi shkollor me kupona, ushtri të guximshme dhe raporte të përforcuara me aleatët ndërkombëtarë.

Republikani 62 vjeçar shquhet si njeri, ku idetë e mëdha bashkohen me aftësinë unike për t’i realizuar ato. Si guvernator i Floridas ai ishte mjaft i suksesshëm. Andaj politikën e implementuar bashkë me suksesin e arritur synon ta realizojë në tërë SHBA-në.

Në videon me të cilën shpall kandidaturën, paraqiten floridas të intervistuar. Me të njejtën, ai deklarohet se do të mbrojë të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa theks të veçantë do të iu kushtojë qytetarëve me aftësi të kufizuara, pasi njerëzit që nuk kanë mundësi të flasin nuk janë njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë.

“Liderët nuk janë për të folur. Ata janë për t’i ndrequr gjërat. Thashë se do ta bëja dhe e bëra.”-duke iu referuar përvojës si ish-guvernator, Bush garanton se është njeri i fjalës. “Amerika është në ditët e saja më të mira. Dhe ne do ta udhëheqim botën.”-thotë kandidati ambicioz.

Lajme të ngjashme

Back to top button