Davutoglu për dënimin e Mursit: Vendet perëndimore janë në test

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në lidhje me lënien në fuqi të dënimit me vdekje për çështjen “Bastisja e burgjeve” të Presidentit Muhammed Mursi, i cili u zgjodh me votë të lirë dhe u largua me grusht shteti në Egjitp tha se “Pikërisht tani është koha për të provuar vendet perëndimore dhe këto vende janë në test”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk u shpreh më tej se: “Do të shikojmë se çfarë do të bëjnë në çështjen ku një nga emrat e rëndësishëm të një lëvizjeje politike e cila asnjëherë nuk ka zgjedhur dhunën po shkon drejt dënimit me vdekje”.

Për dy çështjet që janë gjykuar në Egjipt, ka patur vendime të ndara dhe të ndryshme. Në çështjen që njihet si “Bastisja e burgjeve” gjykata ka dhënë vendimin për dënim me vdekje ndaj Muhammed Mursit. Ndërkohë për çështjen e cila njihet në opinionin publik si çështja e “Spiunazhit të madh”, gjykata ka dhënë vendimin për dënimin me burg të përjetshëm ndaj tij.

Davutoğlu, ka mbajtur një fjalim në një takim të mbajtur në qendrën e përgjithshme të Partisë AK ku kanë marrë pjesë deputetët e rinj të zgjedhur më 7 qershor.

Kryeministri turk Davutoğlu, duke u shprehur se gjatë legjislaturës së 24-të të detyrës së deputetëve, popujt në Lindjen e Mesme duke u frymëzuar nga historitë e suksesit të Turqisë nisën zhvillimet e quajtura “Pranvera Arabe”.

Ai ka theksuar më tej se “qarqet që u frikësuan nga efektet e qëndrimit të ndershëm të Turqisë dhe rezultatet që sollën këto, iu dolën përpara erërave të demokracisë në Lindjen e Mesme. Pikërisht në vitin 2011 kur ne filluam legjislaturën e 24-të, në Egjipt, Siri, Jemen, Tunizi dhe Libi rinia me shpresa të mëdha doli në rrugë me kërkesa për liri. Në vitin 2012 në Egjipt për herë të parë në krye të detyrës vjen një President i zgjedhur. Në Tunizi për herë të parë zgjedhjet mbahen objektive, u hap një shpresë e re me një qeveri të re. Në Libi për herë të parë parlamenti i përkohshëm nisi punimet e kushtetutës. Në Jemen për herë të parë filloi të rrënjoset demokracia me koalicion të gjerë. Por nuk e lejuan. Nëse kjo do të shkruhej 100 vjet më pas do ta vërenit erërat e demokracisë së Turqisë se si ecin të bashkuar me erën e demokracisë së Lindje së Mesme, por do të vërenit gjithashtu në një mënyrë të hapur se ashtu sikurse prenë erën e demokracisë në Lindjen e Mesme ashtu kanë bërë plane për të prerë dhe për të goditur demokracinë e Turqisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button