BDI: Tradhëti, krim, pabesi, injorancë, dyftyrësi…

 

Epitetet që vendosa në titull janë të paktë por të përgjithshëm. Pas bombës së sotme që dëgjuam lirisht mund tua vendosim cdo epitet dhe përsëri nuk do të gabojmë. Tradhëtinë e pamë me veshët tanë aty ku dëgjuam Musa Xhaferin se si e pranontë se është më shka se shkau dhe Fatmir Besimin se si fshehurazi ishte takuar me Tadiçin.

Tradhëti por edhe dyftyrësi është edhe maqedonishtja e Ali Ahmetit, kryekomandantit të rrejshëm i cili para kamerave shtiret patriot ndërsa me Gruevskin flet rjedhëshëm dhe me shumë ëndje maqedonisht.

Injoranca shihej gjithandej, si aty ku e pranojnë se se kuptojnë fjalën eshallon ashtu edhe te ndarja e ministrive. Injorantët Ali Ahmeti dhe  Musa Xhaferi  nuk ja dinë vlerën ministrisë së arsimit dhe i ofendojnë shkollat ndërsa shajnë ministrinë e punës dhe politikës sociale. Ata i dëgjuam gjithashtu se sa të pabesw janë. Zëdhënësit të partisë së tyre Bujar Osmanit i bënin kurthe dhe presione ashtu si edhe bashkëpartiakëve të tjerë. Ata nuk kanë besë ndërmjet veti.

BDI tanimë është thjeshtë një grupacion kriminel i cili jo vetëm që mer rekete e ryshfete por edhe dëgjuam se si shkatëron e plackit edhe afaristë duke dhënë urdhër “futja” edhe vetë kryetari i partisë Ali Ahmeti. Shqiptar zgjohuni dhe mendoni mirë. A është kjo partia që doni ju të ju përfaqësojë? Shqiptar a jeni edhe ju “ma shka se shkau” sikur udhëheqësit e kësaj partie?

Lajme të ngjashme

Back to top button