Erdogan: Vendimi ndaj Mursit, masakrim i drejtësisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me dënimin me vdekje të dhënë ndaj Muhammed Mursit, Presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar nga detyra me grusht ushtarak në Egjipt ka vlerësuar se: “Këto vendime janë masakrim i drejtësisë, i të drejtës dhe lirive themelore. Ky proces ku i nderuari Mursi është dënuar edhe me burgim të përjetshëm nga një çështje tjetër është një nga treguesit më të qartë ku qeveria e grushtit të shtetit e cila ka vrarë mijëra njerëz të pafajshëm dhe ka burgosur dhjetëra mijëra të tjerë padrejtësisht ka përdhosur drejtësinë”.

Në deklaratën e publikuar nga qendra e shtypit të Presidencës theksohet se Presidenti i zgjedhur në Egjipt Muhammed Mursi u largua me grusht shteti ushtarak nga detyra dhe u burgos padrejtësisht si dhe u privua nga të drejtat dhe liritë themelore.

Në deklaratën ku dënohet rëndë miratimi i dënimeve me vdekje të dhëna ndaj Mursit dhe 105 personave të tjerë gjithashtu duke u vënë në dukje se duhet ti jepet fund kësaj ecurie e cila mund të rrezikojë në mënyrë serioze paqen shoqërisë në Egjipt theksohet më tej se: “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të veprojë, që të tërhiqen mbrapsht vendimet me vdekje të dhëna me udhëzime të qeverisë së grushtit të shtetit. Është e një rëndësie të madhe përpjekja për të siguruar prishjen e këtyre vendimeve të cila janë dhënë jo në zbatim të plotë me gjykimin e drejtë në Egjipt dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë e komuniteti ndërkombëtarë”.

Në deklaratë duke vënë në dukje se është e rëndësisë jetësore konsensusi shoqëror dhe rivendosja e stabilitetit në Egjipt duke prishur dhe parandaluar vendimet me vdekje të dhëna për Mursin dhe viktimat e tjerë është theksuar më tej thuhet se: “Turqia e cila uron që në Egjipt të mbizotërojë demokracia dhe drejtësia, do të vazhdojë gjithmonë të qëndrojë në anë të popullit vëlla egjiptian”.

Për dy çështjet që janë gjykuar në Egjipt, ka patur sot vendime të ndara dhe të ndryshme. Në çështjen që njihet si “Bastisja e burgjeve” gjykata ka dhënë vendimin për dënim me vdekje ndaj Muhammed Mursit. Ndërkohë për çështjen e cila njihet në opinionin publik si çështja e “Spiunazhit të madh”, gjykata ka dhënë vendimin për dënimin me burg të përjetshëm ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button