Useini, Kirovski e Pollozhani mbesin kuqezi

Shkëndija ka vazhduar bashkëpunimin me tre futbollistë të saj, të cilët do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat ‘kuqezi’ edhe në sezonin e ardhshëm. Artim Pollozhani, Muhamed Useini dhe Hristijan Kirovski kanë firmosur kontrata të reja njëvjeçare dhe tanimë 100% koncentrohen në përgatitjet që zhvillohen në Slloveni. Dy kapitenët Pollozhani e Useini kanë eksperiencë më të gjatë në skuadër, ndërsa mbetën të lirë në përfundim të sezonit.

Ndërkohë Kirovski erdhi në Shkëndijë verën e kaluar para fillimit të sezonit garues, duke u shndruar në një prej golashënuesve më të mirë në Ligë, duke mbyllur sezonin me 14 gola të shënuar. Si pasojë erdhi deri te vazhdimi i bashkëpunimit dhe sulmuesi pritet të tund rrjetat kundërshtare edhe sezonin e ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button