Prishtinë, arrestohet gjyqtarja që shpronësonte tokën shtetërore

U arrestua gjyqtarja Naxharije Hoti, funksionare në Gjykatën Komunale të Prishtinës.
Hoti gjatë funksionit trajtonte lëndë nga çështje pronësore, me ç’rast dyshohej për korrupsion dhe përfitime materiale duke i falsifikuar dokumentet për tjetërsim të pronave.
Organet përgjegjëse pas hetimit, vlerësuan se ish-gjyqtarja Hoti ka shpronësuar në mënyrë të paligjshme 73 hektarë e 9590 metër tokë në dalje të Prishtinës. Tokë kjo shtetërore, në vlerë prej rreth 100 milionë euro.