Zbulohet komplet dokumenti britanik që thotë se në Srebrenicë u krye gjenocid

Rezoluta për Srebrenicën e cila me propozimin e Britanisë së Madhe do të duhej që me 7 korrik, vetëm katër ditë para shënimit të 20-vjetorit të krimit në Srebrenicë, të miratohej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që ka provokuar komente kundërshtuese në Serbi por edhe në gjithë rajonin. Beogradi ende nuk është deklaruar zyrtarisht në lidhje me dokumentin të cilin ia ka paraqitur për shqyrtim Londra.

E përditshmja “Politka” sjellë ekskluzivisht detajet e projektrezolutës, e cila përmban katër faqe dhe në të cilën përmendet mbi 35 herë fjala gjenocid kurse vetëm tri herë pajtim, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e hyrëse, tregon se Tribunali i Hagës gjatë gjykimit të gjeneralit Radisllav Krstiq, gjatë 19 prillit të vitit 2004, kishte arritur në përfundim se gjenocidi kishte ndodhur në Srebrenicë dhe se të njëjtin kualifikim për krime në Srebrenicë e kishte dhënë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 26 shkurt të vitit 2007.

Gjithashtu theksohet se “dhjetëra mijëra gra, vajza, burra dhe djem, ishin viktima të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë edhe Srebrenicën”.

Në pjesën e fundit kërkohet nga Këshilli i Sigurimit që të miratohen 13 pika, të cilat i prezanton e përditshmja serbe:

Më së shumti dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

Më së shumti dënohet gjenocidi, gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Dënohet çdo mohim i gjenocidit.

Shpreh keqardhje për viktimat e të gjitha palëve gjatë konfliktit në BeH dhe familjeve të tyre, dhe i bën thirrje shteteve anëtare që të vazhdojnë të ofrojnë drejtësi dhe mbështetje afatgjate për të mbijetuarit, duke përfshirë edhe ata të cilët ishin viktima të dhunës seksuale.

I bën thirrje shteteve të parandalojnë gjenocidin dhe krimet e tjera të rënda, të luftojnë kundër tyre, dhe të konfirmojnë pikëpamjet e dokumentit përfundimtar të Samitit Botëror të vitit 2005 mbi përgjegjësinë për mbrojtjen e popullatës nga gjenocidi, krimet e luftës, spastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.

U bën thirrje shteteve që ende nuk e kanë ratifikuar Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, ose ta adresojnë si çështje me prioritet të lartë. Kur është e nevojshme, duhet të miratojnë legjislacionin në Asamblenë Kombëtare në mënyrë që të përmbushin obligimet e veta sipas Konventës.

Mirëpret përpjekjet për të kryer hetime dhe të bëj ndjekje penale për të akuzuarit për gjenocid në Srebrenicë, u bën thirrje të gjitha shteteve të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës, Mekanizmat Ndërkombëtarë dhe Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe i kërkon Tribunalit që të përfundojë punën e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

Thekson rëndësinë thelbësore të pajtimit që është i bazuar në dialog, pranimin e punës nga e kaluara për të gjitha palët e përfshira në konflikt, përkushtimin ndaj drejtësisë dhe mbështet viktimat si bazë për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit, si në Bosnjë dhe Hercegovinë ashtu dhe në rajon. Për këtë qëllim mirëpret marrëveshjen e fundit të Parlamentit dhe liderëve politikë të Bosnjës dhe Hercegovinës në një program ambicioz reformash, që përfshin një angazhim për të përshpejtuar procesin e pajtimit.

Nxit shtetet anëtare të zhvillojnë programe edukative që gjeneratave të ardhshme do t’iu mbjellin leksione të cilat nxjerrë nga gjenocidet e kaluar, krimet e luftës, spastrimit etnik, krimet kundër njerëzimit me të vetmin qëllim që të parandalojë përsëritjen e tyre.

Inkurajon shtetet anëtare të marrin parasysh kontaktin e personave që do të merreshin me parandalimin e krimeve dhe përgjegjësve për krime, duke u takuar rregullisht për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm, duke ndarë kështu me shtetet tjera anëtare dhe mekanizmat rajonal dhe ndër rajonal, praktikat më të mira të reagimit të shpejtë për parandalimin e krimeve masive.

Njeh rëndësinë e mësimeve të dështimit për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë, siç thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 53/35, dhe të veprojë më herët në mënyrë efektive për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla dhe për këtë qëllim të përdorë të gjitha fondet që i ka në dispozicion.

Vëren shkeljet e të drejtave të njeriut apo keqpërdorimin e së drejtës humanitare ndërkombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me dhunën seksuale dhe gjinore, që mund të shërbejnë si tregues i hershëm i potencialit për gjenocid, dhe në këtë aspekt të mirëpret përpjekjet e OKB-së për të përmirësuar marrëveshjet e saj kolektive ndaj shkeljeve të ardhshme të të drejtave të njeriut.

I kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sigurojë bashkëpunim më të madh ndërmjet mekanizmave ekzistues për parandalimin e gjenocidit dhe krimeve tjera serioze ndërkombëtare përmes një paralajmërimi të hershëm, duke ndihmuar në zbulimin, vlerësimin e përgjigjeve të burimeve të tensionit dhe pikave të rrezikut, ose identifikon popullatën në nevojë, dhe inkurajon Sekretarin e Përgjithshëm që të vazhdojë ti jap informacione dhe analiza Këshillit të Sigurimit, për të cilat beson se mund të kontribuojnë në parandalimin e gjenocidit. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button