Lëvizja PDSH: BDI ta ketë parasysh se e vërteta u doli në pah

Lëvizja për reforma në PDSH, ka reaguar sot pas publikimit të materialit të përgjuar të njohura si “bomba” nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, që kishin të bëjnë me BDI-në.

“Nuk është e rastësishme thënia: “E vërteta vonon, por nuk harron”. Sot opinion i gjërë pati mundësinë të dëgjojë të vërtetat që deri më tani mekanizma të ndryshme shtetërore kanë mbajtur të mbrojtur BDI-në nga kompromitimi, madje paskan investuar kaq shumë që të ju ndërtojnë një imazh të rrejshëm në sytë e shqiptarëve.

BDI-ja erdhi në pushtet nga gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve, por do të ikë nga pushteti nga korrupsioni, krimi, keqpërdorimet financiare dhe dështimet shumëdimenzionale.
Sot ishim dëshmitarë se si njeriu i parë i BDI-së ka bërë pazarllëqe për shitje tokash dhe legalizime objektesh.
U dëgjua se si njeriu i dytë i BDI-së vetëmohon përkatësinë e tij kombëtare.
U dëgjua se si ministër i kësaj partie pohon se 80% e projekteve të BDI-së shpërfillen nga partnerët e koalicionit.
U dëgjua se si deputet i BDI-së pranon që institucioni më i lartë arsimor shqiptar në vend USHT-ja, është degraduar nga kuadro partiak, duke thënë që USHT-ja udhëhiqet nga analfabetë.
U dëgjua për takimet sekrete të zyrtarëve të kësaj partie me ish-presidentin serb Boris Tadiç.
U dëgjua se si Zona e lirë ekonomike e Tetovës, është bërë objekt biznesi i zyrtarëve të BDI-së, që udhëhiqet nga person jo-kompetent, i cili mashtron opinionin gjoja se kompani norvegjeze menaxhon me zonën ekonomike.
U dëgjua se si dënohen komunat shqiptare dhe BDI nuk ka fuqinë ti mbrojë ata.
U dëgjua se si janë të gatshëm të rrënojnë fshatra të tëra me shqiptarë, nën pretekstin se nuk janë të ndërtuara sipas ligjeve që vet i bëjnë.
Pra, sot dyshimet u shëndruan në dëshmi. Në qeverinë e Gruevskit BDI-ja na paska qenë partner vetëm në programin për krim, korrupsion dhe mashtrim, ndërsa programi politik i saj është shpërfillur tërëisht në këmbim të tenderëve dhe përfitimeve jashtëligjore të lidershipit të saj.” thuhet në kumtesën e Lëvizjes për reforma në PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button