DOKU:TECH: për të apasionuarit e teknologjisë dhe inovacionit

Konferenca e teknologjisë dhe inovacionit, “DOKU:TECH” do të mbahet më 8-9 gusht, në Prizren.

Kjo konferencë ka për qëllim të mbledhë së bashku: folës të njohur ndërkombëtarë dhe lokal, hulumtues, institucione e organizata të ndryshme si dhe pjesëmarrës aktiv me ide kreative. Pjesëmarrësit mund të jenë nga fusha të ndryshme, ndërsa në punëtoritë dhe prezentimet e DOKU:TECH ata i bashkon teknologjia si pikë e përbashkët.

Kjo konferencë organizohet nga Fondacioni IPKO, Share Foundation dhe DokuFest. Këtë vit do të realizohet edicioni i dytë i konferencës. Temë diskutimi do të jenë: zhvillimi i komunitetit të teknologjisë, siguria digjitale, vetura elektrike, dronët dhe SpaceX.

Vitin e kaluar, pra gjatë edicionit të parë DOKU:TECH mblodhi mbi 300 pjesëmarrës nga Kosova dhe shtetet fqinje dhe individë të njohur ndër të cilët: Bruce Sterling, Dan McQuillan, Deanna Zandt, Lee Bryant, Lynn Fine, Bilal Ghalib etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button