Gjuriq: Është gënjeshtër, Kosova s’e morri prefiksin

Shefi i ekipit negociues të Beogradit në bisedime Prishtinën, Marko Gjuriq ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Kosova përmes Austrisë e ka marrë kodin telefonik ndërkombëtar.

Ai ka thënë për mediat serbe se KOSOVA mund ta marrë prefiksin telefonik të saj përmes Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion vetëm nëse këtë e kërkon Serbia si anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, delegacioni Kosovar i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kishte deklaruar që Kosova ka marrë kodin e ri telefonik 383 në bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button