Bullgari, avioni kryen ulje emergjente

Një avion udhëtarësh i kompanisë Wizz Air i cili ishte në fluturim nga Bullgaria drejt Italisë kryen ulje emergjente në aeroportin e Sofjes për shkak të krisjes në një xham të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radios kombëtare të Bullgarisë theksohet se avioni me 173 persona në bord i linjës Sofje-Bolonja pas një kohe të shkurtë pas ngritjes në fluturim është vënë re se ka patur një të krisur në xhamin e tij.

Pasi udhëtarët kanë paralajmëruar personelin e fluturimit, avioni i cili ndodhej mbi hapësirën ajrore serbe u kthye në Bullgari dhe kreu uljen në aeroportin e Sofjes.

Udhëtarët të cilët kanë zbritur në një mënyrë të sigurtë më pas ata janë dërguar për në Bolonja me një udhëtim tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button