Grupi i valltarëve “Ilirida” nuk lejohen të garojnë në festivalin ”Gurra Popullore”

Grupi i Valltarëve ILIRIDA nga Shkupi gjatë ketyre 6 muajve ka marë ftesë nga shumë manifestime tradicionale dhe në disa festivale ndërkombëtare.

Kjo e fundit ishte ftesa e Festivalit “GURRA POPULLORE” në Gjilan ku grupi ishte i ftuar nga organizatorët e festivalit dhe i pregaditur për të marë pjesë në këtël festival si ansambël garues bashkë me gjitha ansamblet tjera pjesmarëse.

Ndodhi ajo që nuk pritej nga askush, disa minuta para se të performonin në skenë udhëheqësja e festivalit paralajmëron se ansamblet konkuruese mbaruan, tani vazhdojmë me pjesmarësit të cilët kanë pika përshëndetëse.

Edhe pse të zhgënjyer nga ky diskualifikim prap se prap, valltarët e grupit ILIRIDA nga Shkupi performuan pikën e tyre në mënyrë dinjitoze, duke bërë që publiku ti mbështsë me duartrokitjet e tyre gjatë gjithë kohës.

Për këtët rast Ilir Loku koreografi i grupit ILIRIDA thotë: “Unë kam 20 vite në skenë, më njohin dhe i njoh të gjithë artistët shqiptarë, veqanarisht ata që meren me valle. Vitin e kaluar po në këtë festival unë jam shpallur valltari më i mirë i festivalit, tani unë kam themeluar grupin e valltarëve ILIRIDA-Shkup dhe funksionojmë në mënyrë private duke mos pasur mundësi t’a institucionalizojmë grupin në një ansambël, apo në një shoqëri kulturore artisike, dhe hargjimet financiare për të arritur deri tek festivali jujaj ne i bëjmë nga vet nga buxheti ynë familjar. Unë kam marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, por ky rast më ka zhgënjyer tejmase. Arsyet pse neve na larguan nga konkurimi na thanë se nuk jemi ansambël apo shoqëri kulturore artistike me dokumentacion. Kjo i interesonte organizatorëve të festivalit? Apo mos vallë dikush u frigua të ballafaqohet me ne! Unë gjithsesi shfrytëzoi rastin ta përshëndes kryetarin e komunës Lufti Hazirin dhe gjithë organizatorët e festivalit Gurra Popullore që kanë organizuar një festival me përmasa të larta organizative, mirëpo mesazhi im per ta është: Kujdes me skenën, jeni artista dhe ju duhet ta dini se skena është fusha ku artisti shpreh ndjenjat e tija dhe flet me gjymtyrët e trupit dhe tregon historinë e një populli. Skena e ketij viti ishte katastrofë, nga ajo skenë unë dola i lënduar dhe tani jam me shkopinjë nën sqetull. Po ju them, mos luani me ndjenjat e fëmijëve, me ndjenjat e artistëve, na keni ftuar që nga fillimi të jemi pjesë e garës dhe konkurencës, në moment të fundit ju kanë ik gjërat nga duart, na keni zhgënjyer, na keni tradhëtuar. Edhe pse ende nuk po i di arsyet e forta dhe personin që na ka nxjerrë nga konkurimi unë po ju jap një mesazh timin personal dhe të të gjithë antarëve të grupit ILIRIDA. Nëse ndonjëri nga organizatorët e festivalit na ka larguar nga konkurimi, unë Ilir Loku asnjëherë në jetë nuk do ta shkel vendin tuaj GJILANIN. Dhe kërkoj arsye të forta dhe nga kush është marrë ky veprim për të mos qenë pjesë e konkurimit, meqë nga fillimi ne jemi ftuar në këtë festival si ansambël garues” – ka thënë Loku.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. ,, Marrja kurr askend se ka mbyt” – nga një thenje popullore.Prandaj edhe organizatoret e keti Festivali ,,Gurra Popullore” ,ne Gjilan , mesiguri nuk kan vdekur nga kjo marri,por se paku duhet ti brej ndergjegjëja….Nese keta organizatorë kan ndonji plan-program dhe rregullore,atëhere eshte dashur qe grupet apo shoqrit qe nuk i plotsojnë kriteret te mos ftohen te marrin pjesë,apo,para se me fillu programi te njoftohen,kush ka te drejt e kush nuk ka….Kam një pyetje per organizatoret kur do te perfundojn keto lojra banale….!?.Prandaj organizatoret e keti festivali ,se paku te kerkojnë FALJE publike, Grupit te valltarve ,, ILIRIDA” nga Shkupi

Back to top button