Maqedoni, fëmijët lindin fëmijë: dhjetëra vajza bëhen nëna para moshës 15 vjeçare

Gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë rreth 27 vajza nën moshën 15 vjeçare u bënë nëna, tregojnë statistikat më të reja të Entit Shtetëror për statistika. Vitin e kaluar lindën 1 165 femra të moshës 15 deri në 19 vjet.

Statistika zbulon se numri më i madh i femrave që lindin janë të moshës 25-29 vjeç (8 377 në vitin 2014). Ndërsa është në rritje të vazhdueshme edhe numri i femrave që lindin e i takojnë moshës prej 30- 34 vjet ( 6 310 në vitin 2014).

Është interesant që statistika zbulon se vitin e kaluar kishte tre raste të foshnjeve të posalindura, nënat e të cilëve kishin mbi 50 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button