PRSD: Kriminelët dhe mashtruesit vazhdojnë ta udhëheqin VMRO-DPMNE-në

Përshtypja e parë që i imponohet opinionit maqedonas pas zgjedhjes së udhëheqësisë së rizgjedhur të VMRO-DPMNE-së është se kriminelët dhe mashtruesit vazhdojnë ta udhëheqin partinë në disfata të reja për Maqedoninë. Shoqëria e vjetër dhe e njohur mirë për krimet e bëra tashmë dhjetë vjet po e terrorizon dhe shkatërron Maqedoninë, reagoi sot partia e Tito Petkovskit, PRSD.

“Me dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijallkovit në funksionet politike, vetëm pak u nxit shpresa te qytetarët e brengosur se ajo strukturë kriminele do të mund të shkatërrohet. Por, dhespoti i dëshmuar Nikolla Gruevski, duke i inkuadruar përsëri në strukturat më të larta udhëheqëse të VMRO-DPMNE-së, vetëm paturpësisht tregoi se nuk e ka ndër mend as ata t’i ndërrojë, as veten ta ndryshojë, e as politikën e partisë së vet ta ndryshojë. Motoja e tij është “skuadra që me vite po e grabit Maqedoninë dhe qytetarët e saj nuk ndryshohet”. Përkrah tyre dhe me ta ai është më i sigurt sepse i posedon “kualitetet” dhe vetitë e njëjta. Mentaliteti i bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është i ndërtuar mbi bazën e servilitetit dhe ndjenjës së pafuqisë që të bëjnë diçka vetë, vetëm nëse janë në mbrojtje të tijn mund të mbijetojnë. Dhe prandaj vetëm me unitet kriminel në organet më të larta partiake do të vazhdojnë të mbrohen dhe të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut të huaj.

Detyra e opozitës në këtë moment është më seriozë, por edhe sfida është shumë më e madhe – ky ekip i kriminelëve dhe mashtruesve të demaskohet dhe në zgjedhje të mposhtet.” thuhet në reagimne kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button