Mbetet në fuqi dënimi me vdekje për Mursin, për çështjen “Bastisja e burgjeve”

Një Gjykatë në Egjipt ka njoftuar vendimin për çështjen ku gjykohet presidenti Muhammed Mursi, Presidenti i zgjedhur me votë të lirë në Egjipt dhe i larguar me grusht shteti në vitin 2013 dhe 121 persona të tjerë të cilët gjykata më parë dosjen e tyre e kishte dërguar në myftini për të marrë opinionin e saj në lidhje me vendimet me vdekje të dhënë ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Për dy çështjet që janë gjykuar, ka patur vendime të ndara dhe të ndryshme. Në çështjen që njihet si “Bastisja e burgjeve” gjykata ka dhënë vendimin për dënim me vdekje ndaj Muhammed Mursit. Ndërkohë për çështjen e cila njihet në opinionin publik si çështja e “Spiunazhit të madh”, gjykata ka dhënë vendimin për dënimin me burg të përjetshëm ndaj tij.

– “Bastisja e burgjeve”-

Në çështjen “bastisja e burgjeve” e cila në vend njihet edhe si “ngjarja e burgut Vadi’n-Natrun” në kryengritjen popullore e cila përfundoi me rrëzimin e Presidentit Husni Mubarak më 25 janar 2011 akuzohen për “sulme ndaj 11 burgjeve dhe komisariateve të policive, për rrëmbim të 3 ushtarakëve” 131 të pandehur, ku 106 janë në arratisje dhe 25 janë të arrestuar.

Gjykata egjiptiane, pas dërgimit të dosjes në myftini për të marrë opinionin e saj në lidhje me vendimin me vdekje të dhënë për çështjen “bastisja e burgjeve”, ka dhënë vendimin për dënim me vdekje ndaj Muhammed Mursit, presidentit të zgjedhur me votë dhe i larguar me grusht shteti, kryetarit të Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane, dhe kryetarit të Bashkësisë së Dijetarëve Muslimanë, Jusuf el-Kardavi dhe ndaj disa të tjerëve.

-Çështja e “Spiunazhit të madh”-

Gjykata në çështjen ku gjykohen 36 të pandehur dhe e cila njihet në opinionin publik si çështja e “Spiunazhit të madh” për 16 persona si Sekretari i përgjithshëm i Partisë Partia për Drejtësi dhe Liri (HAP), Muhammed el-Biltaci, Zv.Kryetari i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Hayrat Shatır, Sekretari i Presidencës, Ahmed Abdulati ka dhënë vendimin për dënimin e tyre me vdekje. Ndërsa për 17 persona të tjerë, mes tyre dhe Presidenti i votuar me votë popullore dhe i larguar me grusht shteti, Muhammed Mursi dhe Kryetari i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muhammed Bedii ka dhënë vendimin për dënimin e tyre me burg të përjetshëm.

Gjykata gjithashtu në të njëjtën çështje për kryetarin e gjykatës së presidencës, Rifaa et-Tahtavi dhe ndihmësin e tij, Esad Shejha të cilët kanë qenë me detyrë në periudhën e Mursit ka dhënë vendimin për dënimin e tyre me 7 vjet burg të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button