RDK: Ja fytyra e vërtetë e BDI-së dhe liderit të saj

Pas bombës së publikuar nga Zaev ka reaguar RDK, duke theksuar se me këtë është bërë e qartë për fytyrën reale të këtyre patriotave të rrejshëm të BDI-së.

Ju sjellim regimin e plotë

Shqiptarët e vullnetit të mirë e kanë patur të qartë që moti për fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe udhëheqësve dhe funksionarëve të saj, por tani besojmë se edhe tjerrët e kanë të qartë për fytyrën reale të këtyre patriotave të rrejshëm, që në publik para popullit shqiptar shiten si patriota ndërsa në botën natyrale janë “më shka se shka”.

Nëpërmes pres konferencës së sotme të liderit të opozites u pa shumë qartë për fytyrën e vërtetë të kësaj partie dhe vet liderit të saj. Ky lider disa herë me radhë pati deklaruar: “Në BDI nuk ka vetem engjuj”, pra supozohet se ka edhe “satana” atëherë kërkojmë që publikisht të dali lideri i kësaj partie dhe të deklarohet se kush në partinë e tij është “engjull”, dhe kush është “satan.” Ishte pikërisht ky lider që gjatë gjithë kohës deklarohej, le të nxjerri lideri i opozitës maqedonase gjithçka, bile edhe për jetën private të tij, dhe ja të shohim çka do të jetë arsyetimi tani.

Në të njëjtën kohë, presi i sotëm i liderit të opozitës është dëshmi e fuqishme se BDI është e thellë e zhytur në korrupsion, dhe për këtë arsye argumentimi i deritanishëm se nuk ka materiale të mjaftueshme për këtë parti mafiozësh nuk qendron më. Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon nga lideri i opozitës që të nxjerri gjith të vërtetën për secilin politikan sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet në një fillim të mbarë për këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button