Deri me 26 qershor do të tentojmë të negociojmë për krizën në vend

“Në fund të negociatave në Bruksel i lamë dyert të hapura. Kështuqë iniciativë për vazhdimin e negociatave mund të vijë nga secili që ishte atje, nga Gruevski, nga Zaev, nga partitë politike shqiptare, nga eurokomisari, nga ambasadorët.”- u përgjigj Zaev rreth pyetjes së një gazetari.

Paraprakisht ai tha se qëllimisht vendosi afate të shkurtëra për shkak të agjendës së Komisionit Evropian dhe institucioneve të BE-së.

“Nëse shikoni në agjendën e Komisionit Evropian, do të shihni se ka takimë të rëndësishme prej të cilave i dalin detyrime edhe Maqedonisë sonë, ku do të marrim pjesë, ata e menaxhojnë tërë këtë proces negociues. Për këtë shkak vendosëm afat të shkurtër, që të arrijmë diçka drejt tyre. Këshilli i Evropës është më 25-26… Bukur. Por, nëse nuk shkon dot me negociatat, ka dhe mekanizma të tjerë”- tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button