Mustafa: Ligji për Gjykatën Speciale brenda ditësh

Votimi i draftligjit që hap rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale është çështje ditësh dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo çështje të zgjatet me javë. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka shtuar se duhet të jenë të sigurt që Gjykata të marr votat e mjaftushme në Kuvendin e Kosovës.

Ai po ashtu tha se tashmë e kanë punuar edhe ligjin mbi dhomat e veçanta e që si i tillë është hartuar në Bruksel.

Mustafa, po ashtu ka treguar për fillimin e bisedimeve me Serbinë për çështjen e Asosacionit të Komunave.

Ndryshe, lidhur me Gjykatën Speciale, Mustafa ka tha se ndryshimet kushtetuese janë kapërcyer përmes qeverisë dhe se kanë mendimin pozitive të Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë se ato nuk cenojnë të drejtat e njeriut dhe mundë të procedohen në parlament./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button